Qytetarët e Maqedonisë të zhytur në borxhe

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë të zhytur në borxhe

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 22:59

Rënia e standardit dhe papunësia kanë kontribuar në rritjen e vonesave për pagimin e borxheve ndaj bankave.

Gjithnjë e më tepër qytetarët nuk kanë para për ti paguar faturat e shërbimeve komunale, madje edhe llogaritë e tyre në banka janë bllokuar.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore të Maqedoni, në qershor, numrin i llogarive bankare të mbyllura të qytetarëve arriti në 172.399 ose rreth 2.330 më shumë se një muaj më parë.

Mbyllja e llogarive më së shpeshti ka ndodhur për shkak të vonesave të qytetarëve në shlyerjen e kësteve të kredive dhe pagesa tjera për shërbime komunale.

Jeta e njerëzve që jetojnë me borxhe është e mbushur me pasiguri. Për këtë flet edhe përvoja e shkupjane, e cila nuk ka para për të paguar këstet mujore të kredisë me të cilën e mbanë gjallë familjen e saj.

“Kam marr një kredi për biznes, por jam bllokuar, nuk po kam para për ti paguar këstet. Pagën që marr nuk më del për ta mbajtur gjallë familjen. Nganjëherë më duhet të marr borxh për ta shlyer obligimin ndaj bankës. Çdo ditë jetoj me presion”, thekson për Agim H. nga Shkupi.

Të njëjtin mendim ndaj edhe Imer G. Nga Kumanova, i cili një vit më parë ka marr kredi për ta rinovuar shtëpinë e tij.

“Mora kredi për ta rinovuar shtëpinë. Mirëpo tani po ballafaqohen me probleme financiare. Normat e interesit janë shumë të larta. Me rrogën e një shitësi s’po kam mundësi ti paguaj ato”, thekson ai për agjencinë e lajmeve INA.

Trendi i rritjes së borxheve, si dhe vonesat në pagesën e borxheve nuk i befason ekonomistët.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Shkëlzen Dakaj thotë për agjencinë e lajmeve INA se çmimet e larta dhe pagat e vogla kanë ndikuar dukshëm në ekonomitë familjare.

Sipas tij, me rroga minimale dhe norma të larta të interesit ata nuk kanë mundësi ti paguajnë këstet ndaj bankave komerciale në Maqedoni.

“Standard i ulët jetësor, pagat e ulëta në sektorin publik dhe privat nuk i krijojnë mundësi qytetarëve të jetojnë një jetë normale , kështu që mundësia e vetme mbetet kreditimi”, thotë ai.

Ekonomistët nuk shohin ndonjë zgjidhje të këtij problemi derisa nuk kemi rritje ekonomike gjatë këtij viti apo vitin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat