Përsëri “huliganët” djegin pallmat në qytetin e Strugës

Maqedonia

Përsëri “huliganët” djegin pallmat në qytetin e Strugës

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 21:20

Qytetarë të papërgjegjshëm, kanë përsëritur veprimin e disa javëve më parë, duke i vënë zjarrin njërës nga Pallmat që u mbollën këtë verë në qytetin e Strugës.

Ky veprim vandal dhe jonjerëzor ka ngjallur reagime në media dhe në rrjetet sociale, nga ku kërkohet që organet e rendit të zbulojnë autorët dhe ti ndëshkojnë ato, njofton Drini.

Apel për mbrojtjen e pronave publike është bërë edhe nga komuna e Strugës, por sic duket këto veprime akoma vazhdojnë të rrezikojnë pronën publike madje edhe sigurinë e qytetarëve të Strugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat