1000 emigrantë përleshën në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë

Maqedonia

1000 emigrantë përleshën në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 20:16

Sot pasdite në kufirin greko-maqedonas shpërtheu një përleshje në mes të emigrantëve të cilët përpiqen të kalojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Përleshja shpërthyen pasi rreth 1,000 njerëz u përpoqën të kalojnë gardhin kufitar në të njëjtën kohë. Autoritetet maqedonase nuk lejojnë më shumë se 50 njerëz në të njëjtën kohë të hyjnë në territorin e saj.

Edhe sot në kufirin e Maqedonisë arritën dhjetëra autobusë të plotë me emigrantë. Ata të gjithë vijnë në Idomeni, vendi më i afërt në Maqedoni. Sipas policisë kufitare greke çdo ditë kalojnë mbi rreth 1.000 refugjatë. Të gjithë transportohen në mënyrë të organizuara nga autoritetet në Athinë deri në kufi.

Autoritetet në Shkup, thanë se nga 19 qershori e deri më sot nga Greqia kanë arritur rreth 50 000 njerëz.

Shumica e tyre vazhdojnë tranzitin përmes Maqedonisë dhe hyjnë në Serbi nëpërmjet vendkalimit kufitar Tabanocë. Pastaj ata drejtohen për në kampin e pritjes në Preshevë, në Serbinë juglindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat