Tragjedia që trondit Maqedoninë: Humb jetën një i mitur, dhe disa fëmijë të tjerë luftojnë me jetën!

Maqedonia

Tragjedia që trondit Maqedoninë: Humb jetën një i mitur, dhe disa fëmijë të tjerë luftojnë me jetën!

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 19:44

Në një aksident të rëndë që ka ndodhur sot pasdite në Veles, humbi jetën një 13 vjeçar, dhe u lënduan edhe disa fëmijë tjerë disa me lëndime të rënda.

Siç njofton MPB-ja, sot rreth orës 16.30 në Veles, në fshatin Buzalkov, Z.S. (2002) ngiste një traktor në të cilën ka pasur disa fëmijë ka humbur kontrollin mbi të, dhe bie në humnerë, transmeton TetovaSot.

Në aksident vdiq në vend V.A. (2002), ndërsa H.A. (2005), C.S. (2004), u transferuan në Klinike e Shkupit me lëndime të lehta, ndërsa E.S. (2009) me lëndime të rënda (thyerje në këmbë dhe dëmtime në bark) është transferuar gjithashtu në

Qendrën Klinike të Shkupit, ndërsa Z.S. u transferua në Spitalin klinik gjithashtu me lëndime të rënda trupore.

Policia po kryen inspektimin në vendin e tragjedisë, për të zbardhur të gjitha detajet në lidhje me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat