Do të vendosen dritare të reja në gjimnazin e Kërçovës

Maqedonia

Do të vendosen dritare të reja në gjimnazin e Kërçovës

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 18:21

Për t`u përmirësuar efikasiteti energjetik për objektin më të madh shkollor në Kërçovë, pushteti lokal siguroi një grant prej 35.000 euro, që do të dedikohen për ndryshimin e dritareve të objektit më të vjetër shkollor në qytet.

“ Komuna e Kërçovës siguroi një grant prej 35.000 euro mjete që do të dedikohen për ndryshimin e dritareve në objektin e shkollës ku mësimin e ndjekin nxënësit e shkollës së mesme “Mirko Mileski” dhe “Drita”.

Edhe pse ndryshimi i dritareve do të përfundoj në tetor, kjo gjë nuk do të ndikoj mbi rrjedhën normale të mësimit.

Përndryshe ky objekt është ndërtuar para gjashtë dekadave, në ndërkohë është vendosur edhe fasada e re efikase energjetike”, deklaroi Nebi Bilalli, drejtor i shkollës së mesme “Drita” Kërçovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat