Saveski: Parlamenti pa opozitën ka humbur traditat demokratike te deputetët

Maqedonia

Saveski: Parlamenti pa opozitën ka humbur traditat demokratike te deputetët

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 17:18

Kthimi i opozitës në Parlament në vetvete nuk duhet të nënkuptoj asgjë, vlerësoi politikologu Zdravko Saveski duke përkujtuar se opozita edhe kur ishte në parlament dialogu politik keqësohej, ndërsa proceset demokratike ktheheshin mbrapa.

Ai shtoi se për të mos u vendosur në rrolin e dhënies së legjitimitetit nga opozita është dashur që të iket principi i majorizimit.

“ Shumica parlamentare dukshëm do të ketë urdhër nga qendra që të aktroj demokraci pasi që edhe vet qendra partiake në këtë periudhë, një muaj dy, po aktron demokraci dhe po aktron dëgjimin e problemeve për qytetarët, kështu që në fillim pres që të ketë një hap para, por ajo që personalisht më frikëson është se janë humbur traditat demokratike te deputetët”, deklaroi Saveski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat