Stavrevski në Kavadar sot promovoi rinovimin e tri shkollave

Maqedonia

Stavrevski në Kavadar sot promovoi rinovimin e tri shkollave

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 16:34

Sot në Vatasha ministri Zoran Stavrevski lëshoi në përdorim një kopsht për fëmijë dhe promovoi projektin e rinovimit të tri shkollave. Në kopsht që është vendosur në objektin e vjetër të shtëpisë së kulturës në Vatasha do të përkujdeset për 50 fëmijë nga mosha prej 1 deri në 6 vjet.

Në kuadrin e vizitës së sotme të komunës së Kavadarit, Stavrevski dhe kryetari i Kavadarit, Aleksandar Panov nënshkruan një marrëveshje për rinovimin e tri shkollave.

Do të rinovohen shkollat “Tode Haxhi Tefov”( fillore ), shkolla e mesme e elektro-makinerisë dhe gjimnazi, ndërsa për këtë projekt do të ndahen 41 milion denar nga një kredi nga Banka Botërore.

Në anën tjetër, ministri i punës dhe politikës sociale Dime Spasov sot e vizitoi komunën Makedonska Kamenica, ndërsa në oborrin e kopshtit “Bambi” u vendos gurthemeli i qendrës ditore për fëmijët me pengesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat