Mustafa 4 muaj nuk lodh kokën për komandant Sokolin dhe shqiptarët tjerë!

Maqedonia

Mustafa 4 muaj nuk lodh kokën për komandant Sokolin dhe shqiptarët tjerë!

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 14:28

Pas lajmit tronditës se qytetarët e Kosovës të arrestuar me rastin e Kumanovës u torturuan në mënyrë më brutale nga policia maqedonase në burgun e Prilepit dhe Manastirit, udhëheqësia e shtetit kosovar plot 4 muaj pas incidentit nuk morri asgjë shkruan Zhurnal.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duhej të vinte në Shkup gjatë këtyre 4 muajve , që të kaloj 80 km rrugë për të parë për së afërmi gjendjen shëndetësore të shtetasve të vet, të cilët nga torturat e ndryshme ishin edhe para vdekjes.

Mustafa e ka për obligim ligjor dhe përgjegjësi politike që t`i mbroj shtetasit e vet të cilët janë për momentin të arrestuar dhe derisa të dëshmohet rasti në Gjykatë, ata janë të pafajshëm.

Analistët janë të mendimit se mos reagimi i kryeministrit kosovar Isa Mustafa, ministrit të jashtëm Hashim Thaçi, dhe presidentes së shtetit Atifete Jahjaga, nënkupton në mënyrë indirekte se ata kanë “marrëveshje interne” me autoritetet maqedonase që të bëjnë likuidimin në rrethana të paqarta të arrestuarve kosovar.

Ndryshe, me rastin e Kumanovës, Kosova tregoi një papjekuri politike, pasi nuk arriti t`i menaxhoj shtetasit e vet për të parandaluar konfliktin.

Agjencia Kosovare e Intelegjencës edhe pse i ka ofruar informata kreut të qeverisë kosovare ata nuk e kanë parandaluar rastin, por kanë qëndruar duarkryq dhe tani heshtin sikur nuk po ndodh asgjë.

Analistet janë të mendimit se qytetarët e Kosovës duhet të organizojnë protesta masive për t`i bërë presion kryeministrit Isa Mustafa që ai të ndërhyjë te autoritetet maqedonase që grupi kosovar që gjendet në burgjet e Maqedonisë të trajtohet dhe të gjykohet në mënyr profesionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat