Procesi i Berlinit ta përshpejtojë eurointegrimin tonë

Maqedonia

Procesi i Berlinit ta përshpejtojë eurointegrimin tonë

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 21:12

Vizion i përbashkët është procesi i Berlinit ta përshpejtojë eurointegrimin tonë dhe të rezultojë me krijimin e e një kornize kohore parimore për hyrje në BE, deklaroi sot në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski në të cilin merrnin pjesë edhe shefa të qeverive të vendeve nga rajoni dhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

"Me rëndësi të veçantë është përkrahja që partnerët strategjikë të BE-së e japin përmes procesit të Brelinit, si përmes kujdesit politk, ashtu edhe përmes vëmendjes në ekonomi, biznes, investime dhe interesin për bashkëpunim dhe përkrahje me projete konkrete zhvillimi", theksoi kryeministri Gruevski në kuadër të panel diskutimit hyrës kryeministror në të cilin u shqyrtuan situta ekonomike dhe proceset reformuese në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, kryetari i Qeverisë, Gruevski, i cili e kreyesonte delegacionin qeveritar në përbërjen e të cilit janë edhe nënkryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Ekonomisë, Nikolla Poposki dhe Bekim Neziri, në fjalim u fokusua edhe në rezultatet ekonomike që i ka arritur Maqedonia.

"Në kuartalin e parë të vititi 2015 BPV-ja shënoi rritje vjetore reale prej 3,2 % , pas rritjes prej 2,7 % të realizuar në kuartalin paraprak , ndërsa në vitin 2015 rritja ekonomike pritet që të arrijë 3,5 %, ndërsa eksporti i mallrave dhe shërbimeve në vitin 2015 pritet të shënojë rritje reale prej 6,3 %, tregues që në mënyrë të konsiderueshme e inkurajojnë dhe tregojnë vendoshmëri në realizimin e qëllimit për progres ekonomik, shtoi Gruevski.

Në fund të fjalimit kryeministri Gruevski theksoi se me rëndësi të veçantë është edhe ndikimi pozitiv që ka BE-ja, Gjermania dhe Austria të cilat marrin pjesë në reformat që janë zbatuar në vendet në rajon, dhe e theksoi përkushtueshmërinë e përbashkët drejt tejkalimit të sfidave dhe investimit në bashkëpunim që do t'i bëjë të parëndësishme kufijtë dhe pengesat dhe do të sigurojë kapacitet të plotë për zhvillim të gjithëanshëm dhe realizimin e qëllimit final-integrimin e rajonit të tërë në Bashkimin Evropian.

Në kuadër të samitit kryeministri Gruevski pati mundësi që të bisedojë me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe komisarin e BE-së, Johanes Han në disa tema të ndryshme siç janë proceset e integrimit të Maqedonisë, gjendja politike dhe sfidat e përbashkëta me migrantët ilegalë.

Në kuadër të samitit të Vjenës, u mbajt edhe panel debati i ministrave ekonomikë të vendeve nga rajoni në të cilin morën pjesë edhe nënkryeminstri Peshevski dhe ministri i Ekonomisë Neziri. Forumi i biznesit u mbajt në organizim të Odës federale ekonomike të Austrisë, ndërsa merrnin pjesë edhe biznesmenë austriakë, përfaqësues të industrisë dhe tregtisë.

Zëvendëskryeministri Peshevski deklaroi se në forum janë prezentuar potencialet investuese të shtetit me ç'rast është dërguar ftesë deri te biznesmenët e pranishëm për ta vizituar Republikën e Maqedonisë.

"Disa prej këtyre kompanive tashmë janë të pranishme në tregun e Maqedonisë dhe e theksuan Maqedoninë si shembull për zgjidhjen e shpejtë të konflikteve dhe besoj se kontaktet të cilat janë realizuar sot do të shfrytëzohen dhe do të rezultojnë me investime të reja në të ardhmen", deklaroi zëvendëskryeministri Peshevski.

Në fjalën përshëndetëse nikoqiri i konferencës, kancelari austriak Verner Fajman theksoi se qëllimi i samitit është progres i vazhduar i proceseve integruese të cilat janë të rëndësishme edhe për Bashkimin Evropian, por edhe për progresin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

"Është e nevojshme që fokusi të jetë në atë që na bashkon dhe ajo që është karakteristike për Austrinë është ajo se ka bashkëpunim të afërt politik dhe ekonomik me Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet zhvillohen ndër vite edhe gjatë kohës së krizës evropiane ekonomike shumë kompani nuk u larguan prej atij rajoni, gjegjësisht mjedisi ekonomik i mbajti", theksoi kancelari Fajman.

Ai u ndal edhe në çështjet me emigrantët ilegalë, me ç'rast theksoi se nevojitet angazhim i përbashkët dhe i koordinuar i BE-së dhe shteteve të cilat i prek kjo dukuri.

Kancelarja gjermane Merkel pati fjalim në të cilin shprehu optimizëm për rezultate konkrete.

"Projektet e filluara me Procesin e Berlinit do të sigurojnë punë dhe do të thonë shpresë për rajonin, BE-ja dhe komisari evropian e mbështesin këtë dhe duke falë samitit kemi bërë që të jemi më pranë rezultateve të dukshme", deklaroi Merkel.

Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë mbahet si vazhdimësi e Procesit të Berlinit i inicuar me Konferencën e Berlinit për rajonin, e cila u mbajt në gusht të vitit të kaluar nën mbështetjen e kancelares gjermane Angela Merkel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat