Katër muaj nga luftimet në Kumanovë,pritet të publikohet video-xhirimi!

Maqedonia

Katër muaj nga luftimet në Kumanovë,pritet të publikohet video-xhirimi!

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 16:28

Incidenti në Kumanovë që ndodhi më 9 maj mes grupit të armatosur nga Kosova dhe policisë maqedonase ku 8 policë dhe mbi 10 shqiptarë u vranë si duket po shkon drejt zbardhjes së rastit.

Mediat maqedonase kanë publikuar lajmin se një shërbim i huaj i zbulimit disponon me një video dhe audio-incizim se si incidenti në Kumanovë është bërë me marrëveshje dhe kurdisje në mënyrë profesionale.

Bëhet fjalë për një video-xhirim ku shihen qartë se si inspektorët e policisë sekrete maqedonase kontaktojnë me grupin nga Kosova. Ky material i xhiruar do ta zbardh të vërtetën se cili ka qenë roli i shërbimit sekret maqedonas, i disa figurave politike para dhe gjatë incidentit, transmeton Zhurnal.

Këto xhirime bënë që autoritetet e Maqedonisë të detyrohen që të pranojnë që bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Gruevski, ministrja Jankullovska dhe drejtori i DSK-së Mijallkov të japin dorëheqje.

Kjo video dëshmon se drejtuesit e MPB-së dhe shërbimit sekret maqedonas drejtëpërdrejtë kanë qenë të përfshirë në incidentin e Kumanovës. Për shkak të revoltit dhe presionit ndërkombëtar, kryeministri Gruevski ishte i detyruar të pranojë dorëheqjen e Jankullovskës dhe Mijallkovit.

Më tej thuhet se rasti i Kumanovës duhet të zbardhet me një hetim të pavarur ndërkombëtar, sepse disa persona nga grupi kosovar kanë qenë të kontrolluar nga dy shërbime sekrete të fuqishme evropiane.

Ndryshe, rasti i Kumanovës thuhet se mund të jetë i rrezikshëm për kryeministrin Gruevski vetëm atëherë nëse jep dorëheqje nga posti i tij dhe paralelisht të realizohet hetim ndërkombëtar.

Nga ana tjetër thuhet se Gruevski për shkak të këtyre dëshmive audio dhe video-xhirimeve për rastin e Kumanovës është i detyruar që të jep dorëheqje, raporton Zhurnal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat