Fetai: Gjykata po e vonon regjistrimin e LR-PDSH-së

Maqedonia

Fetai: Gjykata po e vonon regjistrimin e LR-PDSH-së

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 16:26

Në selinë e Lëvizjes në Tetovë, përgjegjësi për punë juridike Alil Fetai ka mbajtur një konferencë për media, me anë të së cilës njoftoi gazetarët me procesin e regjistrimit të Lëvizjes.

“Njoftojmë opinionin publik se sot Lëvizja për reforma PDSH pret vendimin e Gjykatës themelore në Tetovë lidhur me rregjistrimin e partisë. Gjatë gjithë kohës që kemi mbledhur dokumentacionin e nevojshëm për rregjistrim, kemi qenë të shantazuar në lidhje me kushtet që duhet ti plotësojmë për regjistrim. Konsiderojmë që nuk jemi subjekti i vetëm që regjistrohemi në Maqedoni që të hasim në kaq shumë pengesa. Përpara nesh janë rregjistruar edhe qindra subjekte të tjera”, deklaroi Fetai.

Ai tha se edhe pse kanë mbledhur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim, në korridoret e kësaj Gjykate në vazhdimësi na është bërë e ditur që nuk mund ta rregjistrojmë këtë parti, sepse qenka e “rrezikshme” dhe lufton kundër këtij sistemi.

“Dita e sotshme do të sprovojë demokracinë dhe funksionimin e Gjyqësisë në Maqedoni. Epilogu do të dëshmojë se a funksionojnë Gjykatat në mënyrë të pavarur apo janë nën shërbim të pushtetit dhe të politikanëve të shitur që shpresat për mbijetesë politike i kanë drejtuar tek telefonatat dhe shantazhet ndaj gjykatësve”, shtoi Fetai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat