Imer Selmani: Të gjithë kërkojnë të kthehem në politikë!

Maqedonia

Imer Selmani: Të gjithë kërkojnë të kthehem në politikë!

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 16:25

“Është e saktë që të gjithë kërkojnë kthimin tim aktiv në politikë. Dy vite jam jashtë saj dhe duhet propozimin mirë ta mendoj para se të vendosi. Tani që është paraqitur momenti i ri për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e ngarkon plotësisht vendimin tim të mundshëm për rikthim në politikë”, – thotë për Portalb, Imer Selmani.

Ai bëri me dije se në fund të javës do të takohet me anëtarët e DR-së, për të biseduar më hollësisht për mundësinë e rikthimit të tij.

“Më pas do t’ua shqiptoj vendimin” tha Selmani.

Selmani dha dorëheqje nga Demokracia e Re pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2011, ku partia e tij nuk arriti të merr asnjë deputet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat