Në Maqedoni po ndodh krimi më i madh i njerëzimit ndaj emigrantëve të huaj!

Maqedonia

Në Maqedoni po ndodh krimi më i madh i njerëzimit ndaj emigrantëve të huaj!

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 14:54

Në Maqedoni po ndodh krimi më i madh i njerëzimit ndaj emigrantëve të huaj. Rreth 1500 emigrantë arrin cdo dite në Maqedoni përmes trenave dhe zbarkohen në vendkalimin kufitar Bogorodica të Gjevgjelisë.

Treni ishte i mbushur përplotë me fëmijë të cilët qanin dhe rrënkonin, njerëz të rinj dhe pleqë të cilët ishin të lodhur nga rrugat e gjatë, raporton Zhurnal.

Këta emigrantë kanë deklaruar se plotë 20 ditë po udhëtojnë me anije, tren, autobusë dhe në këmbë dhe gjithë rruga nga Siria dhe Afganistani për në Evropë iu kushton 5.000 euro. Emigrantët të cilët sapo zbritën nga treni ishin të uritur dhe një pjesë e madhe e tyre të sëmurë. Një emigrant i huaj ka deklaruar se djali i tij është tepër i sëmurë, madje po lufton edhe me vdekjen.

Maltretimet ndaj emigrantëve nuk kanë të ndalur. Ata plaçkiten madje edhe nga policia maqedonase. Qeveria e Maqedonisë po bën krimin më të madh ndaj njerëzimit për shkak se emigrantëve të huaj nuk iu mundëson kushte të mira por i lejon në mëshirë të fatit që ata të plaçkiten dhe maltretohen nga kriminelët e Maqedonisë.

Në këtë periuhë kur fëmijët qajnë me lot, pleqtë rrënkojnë nga të gjitha anët ndërsa të rinjtë po bëjnë betejën e fundit për arritur një ditë në Evropë pushteti në Maqedoni qëndron duarkryq dhe po e mbështet këtë gjenocid ndaj emigrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat