Në spitalet e Maqedonisë pacientët vdesin nga gabimet e mjekëve!

Maqedonia

Në spitalet e Maqedonisë pacientët vdesin nga gabimet e mjekëve!

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 14:48

Në Maqedoni për shkak të gabimeve të mjekut po vdesin pacientë dhe po mbesin invalidë të përhershëm.

Pakujdesia e mjekëve gjatë trajtimit të pacientëve edhe pse ka shkaktuar pasoja fatale asnjëherë nuk është dënuar nga gjykatat e vendit.

Dhjetëra raste të mjekëve të papërgjegjshëm vetëm kanë kaluar formalisht nëpër gjykata dhe asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë dënim, shkruan Zhurnal.

Gjatë tri viteve të fundit në shëndetësinë publike të Maqedonisë e tronditën rastet të dyshimta ku në mesin e tyre ishte edhe rasti i vogëlushes Tamara nga Velesi e cila për shkak të pajdesisë së mjekëve nuk arriti që me kohë të operohet jashtë vendit.

Jo vetëm vogëlushja Tamara por vitin e fundit në Maqedoni u paraqit edhe megaskandali më i fuqishëm ku kirurgu maqedonas lidh gabimisht zorrën e trashë me organin gjenital të femrës të cilin e publikoi për herë të parë Agjencia e lajmeve Zhurnal.

Edhe pse ky rast ishte tepër shqetësues se gruaja maqedonase plot tre muaj nevojën e madhe (defekacionin) e ka kryer përmes organit gjenital që nënkupton se pakujdesia e kirurgut maqedonas kishte arritur çmendurinë.

Mirëpo, edhe për këtë rast dhe shumë raste të tjhera asnjëherë Prokuroria dhe gjykata nuk morën guximin të ndëshkojnë së paku një mjek. Me këtë po argumentohet se mjekët kanë "status të veçantë" dhe mbrohen nga shteti edhe pse kryejnë krimin ndaj pacientëve të pafajshëm.

Ndërkohë, në Klinikën infektive vdiq një vajzë 12 vjeçare e cila edhe sot e kësaj dite nuk dihen arsyet se përse ndërroi jetë.

Nga ana tjetër Prokuroria publike konfirmon se gjatë tri viteve të fundit janë ngritur 53 padi kundër 64 mjekëve nga Maqedonia nën dyshimin se kanë kryer vepra të rënda kundër shëndetit të njeriut, pakujdesi gjatë shërimit ose vrasje nga pakujdesia.

Pavarësisht asaj që numri i padive ndaj mjekëve është tepër i madh deri më sot asnjë mjek nuk është dënuar dhe nuk ka përfunduar pas grilave

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat