BFI-ja ndan mirënjohje për aktivistët Mersiha, Jasmin, Lence dhe Aleksandra

Maqedonia

BFI-ja ndan mirënjohje për aktivistët Mersiha, Jasmin, Lence dhe Aleksandra

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 14:44

BFI-ja ndau mirënjohje për disa prej aktivistëve humanitar që kanë zbutur golgotën e refugjatëve në Maqedoni. Organizata “Legis” në krye me Jasmin Rexhepin dhe Mersiha Smailoviç , Lençe Zdravkin, Aleksandra Davitkovska sipas Alsat morën çmimin e ndarë nga BFI-ja si humanist të dalluar. Kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi ju dhuroi aktivistëve edhe nga një Kuran me përkthim në gjuhën maqedonase.

“Kemi përshtypjen se kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sferën e humanitetit e sidomos me popullatën që është trazuar nga vendet e tyre për shkak të luftërave të pakuptimta që zhvillohen atje. Prandaj vendosëm që sot tu ndajmë nga një mirënjohje këtyre personave. Nuk është e çuditshme që kjo punë mund të ndodhë edhe në një popullatë që nuk i takon islamit prandaj duhet të jetë shembull se si duhet vepruar në fushën humanitare pasi që humaniteti nuk njeh as fe as komb”, deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.

“Shpresojmë që me ndihmën tuaj dhe me ndihmën e organizatës suaj humanitare do të mundemi sadopak ta zbusim transitin e refugjatëve në MAqedon. Jam e sigurtë që ata janë shumë falënderues që myslimanët e Maqedonisë kujdesen për ta”, tha Mersiha Smailoviç, “LEgis”.

“Lençe këtu është vetëm një grimcë dheu, vetëm nuk mund të bëjë asgjë. Të gjithë së bashku mund të bëjmë më shumë për refugjatët. Ata nuk kërkojnë shumë, një copë bukë dhe pak ujë mjafton për ta”, deklaroi Lençe Zdravkin, aktiviste humanitare.
BFI-ja i siguroi aktivistët të gjithë aktivistët humanitar në terren që do të ofrojë përkrahje dhe ndihmë materiale për të gjithë ata që ju shtrijnë dorën refugjatëve. Kreu i BFI-së bëri thirrje që të gjithëve që të ndjekin modelin e atyre që sot morën mirënjohje për punën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat