Maqedonia po hyn në borxh të madh,qytetarët janë në gjumë dhe nuk kërkojn llogari nga qeveria!

Maqedonia

Maqedonia po hyn në borxh të madh,qytetarët janë në gjumë dhe nuk kërkojn llogari nga qeveria!

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 14:42

Maqedonia përvec krizës politike, pritet të përjetoj një krizë të madhe financiare për shkak të borxhit që ka ndaj shteteve të huaja shkruan ZHURNAL

Statistikat e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë tregojnë se vendi po thellohet në borxhe marramendëse prej 6.1 miliard euro.
Këto të dhëna janë kuartalin e parë të vitit dhe ka të bëj me borxhin e jashtëm bruto që e ka vendi.

Për dallim nga vitit I kaluar, borxhi këtë vit është rritur për 230 milion euro.

Po të analizohet mirë struktura e borxhit, borxhë më të madh ka shteti i Maqedonisë me 2 miliard euro, pastaj firmat, kompanit e sigurimeve,amvësrit të cilët kanë borxh prej 1.9 miliard euro dhe më pas vijn bankat komerciale dhe vet Banka Popullore e Maqedonisë.

Analistët janë të mendimit se kriza politike mund t’a bllokoj ekonominë e vendit dhe Maqedonia të përjetoj një fijasko të bankrotimit si Greqia e cila për shkak të borxhit ka mbyllur bankat dhe përmes referendumit dëshiron të del nga unioni i BE-së.

Ndryshe,qeveria e Gruesvkit ka bërë investime të panevojshme si “SHKUPI-2014”, ministri të reja dhe investime tjera të cilët në këtë kohë të krizës janë luks, mirëpo nga ana tjetër dikush nga tenderët ka përfituar shuma marramendëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat