Bashkëpuntorët e Thaçit në bisedime vetëm për ta luajtur derën,Thaçi në vitin 2006 ia fali deputetin VMRO-së !

Maqedonia

Bashkëpuntorët e Thaçit në bisedime vetëm për ta luajtur derën,Thaçi në vitin 2006 ia fali deputetin VMRO-së !

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 12:34

Marrëveshja që i dha fund krizës politike, tani duhet të zbatohet në vepra, dhe hapin e parë drejt kësaj janë grupet e punës të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI dhe PDSH-së, të cilët duhet të krijojnë kushte për vitin e ardhshëm për të mbajtur në zgjedhje të parakohshme.

Në këto bisedime jozyrtarisht Zhurnal mëson se përfaësuesit e deleguar nga PDSH, Imer Aliu dhe Luan Tresi janë vetëm spektator pasiv dhe nuk japin asnjë propozim dhe nuk kycen në debat konstruktiv për të gjetur modelin më të mirë për kodin zgjedhor.

Nga ana tjetër, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. në tubimet e ndryshme dhe deklaratat publike shumë herë ka bërë të ditur se vetëm PDSH-ja është partia e vetme shqiptare e cila dinë të artikuloj më së miri interesin kombëtar shqiptar.

Mirëpo në vitin 2006 Thaci dha urdhër që aktivistët e vet të votojnë në Xhepcishtë dhe Bogovinjë për kandidatin e VMRO-DPMNE-së me qëllim që të humb kandidati shqiptar I BDI-së. Kjo edhe ndodhi në Tetovë, VMRO-ja fitoi edhe një deputet më shumë, por Thaci në vitin 2006 u bë pjesë e qeverisë.

Ndoshta pasiviteti i bashkëpuntorëve të Thacit qëndron në ndonjë marrëveshje sekrete, pasi publikisht PDSH-ja premton shumë kërkesa, ndërsa në bisedime heshtë në tërrësi.

Ndryshe, Thaçi është i angazhuar politikisht 20 vite të plota në Maqedoni. Ai me shumë sukses edhe pse PDSH-ja më shumë se 15 vite ka qenë në opozitë, ka arritur të jetë një opozitë konstruktive fal bashkëpunimit me partitë politike maqedonase.

Ndryshe, përfaqësues të BDI-së në grupet e punës janë Zëvendëskryeministri Fatmir Besimi, Bujar Osmani, Artan Grubi, Musa Xhaferi dhe Abdilaqim Ademi, përfaqësues të VMRO-DPMNE-së janë Nikola Popovski dhe Nikolla Todorov, LSDM-së, Renata Deskoska, Damian Mançevski dhe Radmilla Sheqerinska dhe të PDSH-së, Imer Aliu dhe Luan Tresi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat