Maqedonia kërkon gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për fluksin e emigrantëve

Maqedonia

Maqedonia kërkon gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për fluksin e emigrantëve

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 12:28

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor takohen sot në Samitin e Vjenës, dhe fokusi i takimeve do të jetë fluksi i emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini kanë paralajmëruar që do të marrin pjesë në takimin e sotëm.
Në konferencën për mediat të Ministrave të Jashtëm, kryediploiamti gjerman Shtajnmajer deklaroi se duhet bashkëpunin dhe zgjidhje për të përballuar fluksin e emigrantëve, ndërsa Ministri i Jashtëm maqedonas Popovski kërkoi që gjatë këtij samiti të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për këtë problem madhor me të cilin po përballet rajoni i Ballkanit.
Ndërsa Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka preferuar të ndalet më shumë në mosmarrëveshjet në rajon.
Ai deklaroi se “Duhet të tejkalohen keqkuptimet në Ballkan, në mënyrë që të gjitha vendet të shohin drejt BE-së.”
Për Komisionerin për Zgjerimin Johanes Hahn duhet menduar një Plan Marshall për vendet e origjinës nga vijnë emigrantët.
Shumica e emigrantëve janë duke hyrë në vendet e Bashkimit Evropian përmes Maqedonisë dhe Serbisë, ku më pas kalojnë në Hungari, për të vazhduar në Austri, Gjermani dhe në vende të tjera të BE-së dhe në perëndim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat