Partia e të gjelbërve evropian përkrah sistemin e një njësie zgjedhore në Maqedoni

Maqedonia

Partia e të gjelbërve evropian përkrah sistemin e një njësie zgjedhore në Maqedoni

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 09:09

elegaconi i Bordit drejtues të Partisë së të gjelbërve evropian në përbërje të Rajnard Butikofer, Mar Garsija Sana dhe Marija Petinaki, dje patën një takim me Bordin drejtues të RDM.

Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike në Maqedoni dhe sfidat me të cilat po përballet Maqedonia në disa muajt e fundit, si dhe për paraqitjen më të fuqishme të agjendës së gjelbër në jetën politike dhe shoqërore, transmeton zhurnal.mk

Përfaqësuesit e Partisë së të gjelbërve evropian e përkrahën demokratizimin e mëtutjeshëm të shoqërisë maqedonase dhe theksuan se është e nevojshme përzierja në hapësirën politike e cila do ta pasuroj jetën politike të shtetit. Vlerësuan se kjo gjë është e mundshme përmes ndryshimit të modelit zgjedhor ose shndërrimit të Maqedonisë në një njësi zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat