Mizo: Nuk bisedojmë për rroga me investitorët e huaj

Maqedonia

Mizo: Nuk bisedojmë për rroga me investitorët e huaj

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 00:11

Lirimi tatimor nga shpenzimet personale dhe tatimi korporativ në periudhë prej 10 viteve dhe 500 euro investim për investim prej 15 milion euros me punësim të të paktën 300 punëtorë është pakoja standarde që sot e mori investimi i promovuar i huaj i “Technical Tekstiles” në Shtip.

Sipas drejtorit të zonave zhvillimore teknologjike- industriale Viktor Mizo, subvencionet financiare do të vijojnë pas punësimit të 300 punëtorë.

Në pyetjen nëse në bisedimet me investitorët e huaj të ardhshëm, shteti do të kërkoj rroga më të larta, drejtori i ZZHTI deklaroi se për rrogat shteti s’mund të negocioj.

“Shteti s’mund t’i kontrolloj rrogat. Çmimin e punës e bën tregu. Kuptohet të dy palët duhet të gjejnë shifër e cila do të jetë e kapshme për të dytë, edhe për punëdhënësin edhe për punëtorin. Por, nëse shihni nga aspekti i rrogave të kompanive që punojnë në ZZHTI siç është “Technical Tekstiles” në raport me rrogat në Shtip, këto rroga nuk janë vetëm më të larta se rroga minimale, por edhe më të larta nga përqindja në industri të ngjashme. Për kompanitë e huaja më e rëndësishme është produktiviteti” thotë Mizo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat