Sela bojkoton “Mbrëmjet Strugane të Poezisë" për shkak të mungesës së shqipes

Maqedonia

Sela bojkoton “Mbrëmjet Strugane të Poezisë" për shkak të mungesës së shqipes

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 23:51

"Në ditët e ardhshme këtu në Strugë do të mbahen për të 54-tën herë me radhë “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”. Por, për shkak të mos përdorimit të gjuhës shqipe në hapjen e festivalit, komuna e Strugës dhe kryetari i saj Zijadin Sela e bojkotojnë plotësisht festivalin dhe të gjitha manifestimet që lidhen me “Mbrëmjet Strugane të Poezisë ".

As në konferencën zyrtare për shtyp drejtori i festivalit Mite Stefoski, nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje dhe bojkotin nga ana e Komunës së Strugës.

"Nuk është vendi këtu të flasim për komunën e Strugës. Është një konferencë shtypi dedikuar laureatit të Kurorës së artë. ", deklaroi shkurt Mite Stefoski, drejtor i Mbrëmjeve strugane të poezisë.
Poetët shqiptarë besojnë se festivali duhet të respektojë atë që është e garantuar me Kushtetutë, pra përdorimin e gjuhës shqipe.

Këtë vit fitues i çmimit kryesor Kurora e artë është poeti kinez Bei Dao.
Bei Dao, fitues i Kurorës së Artë "Ndjenja e lumturisë është dobësia e njeriut, kur ia ndajnë një çmim të tillë prestigjioz. Unë nuk besoja se do ta fitoja Kurorën e Artë. ". Këtë vit në Strugë janë prezent më shumë se pesëdhjetë poetë nga e gjithë bota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat