Tetovë: Fillon rekonstruimi i një pjese të rrugës Industriale

Maqedonia

Tetovë: Fillon rekonstruimi i një pjese të rrugës Industriale

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 15:02

Në kuadër të planit vjetor të Sektorit për Komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore, lidhur me rekonstruimin e plotë të rrugëve në komunën e Tetovës, sot filluan punimet për rekonstruim të rrugës Industriale, gjegjësisht pjesës që fillon nga qarku rrethor tek Vero deri ura e lumit Shkumbin në afërsi të kompanisë Ecolog. Kjo pjesë e bulevardit e cila është rrugë e prioritetit të parë, ishte mjaft e dëmtuar dhe si e tillë vështirësonte qarkullimin e lirshëm të automjeteve në këtë pjesë të qytetit.

Bëhet fjalë për rekonstruim të rrugës me gjatësi prej 500 metra, gjerësi 7,5 metra, trotuar me gjatësi 500 metra, anësorë të rinj në të dy anët, si dhe zhardinjerë me gjelbërim në mes.

Punët ndërtimore për rekosntruimin e një pjese të rrugës Industriale pritet të zgjasin 30 ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat