Mexhiti: Edhe kjo strukturë e shoqërisë ka nevojë për përkrahjen tonë

Maqedonia

Mexhiti: Edhe kjo strukturë e shoqërisë ka nevojë për përkrahjen tonë

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 14:40

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe drejtori i Fondit pensional Amet Dauti kanë vizituar sot Shtëpinë e pleqve në Çair, me rastin e rinovimit të disa prej hapësirave në këtë institucion.

I pari i Çairit, Mexhiti me këtë rast falënderoi stafin udhëheqës të Fondit pensional, në këtë rast drejtorin Dauti, që në vazhdimësi kujdesen dhe realizojnë projekte në kontinuitet në shtëpinë e pleqve në Çair.

“Falëndëroj edhe një herë në emër të qytetarëve të Çairit për angazhimin dhe investimin që edhe kjo strukturë e shoqërisë, pjesa që ka nevojë për ndihmën tonë, njerëz që janë në moshë, t’u dalin në ndihmë”, ka thënë Mexhiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat