Zjarrfikësit në Shkup shpëtuan një çift nga humnera

Maqedonia

Zjarrfikësit në Shkup shpëtuan një çift nga humnera

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 14:36

Në Qytetin e Shkupit një çift bashkëshortor i ka shpëtuar vdekjes për shkak se ditë më parë kishin rënë në një humnerë në malin Vodno. Incidenti ka ndodhur në afërsi të lokalitetit Markollo Krufce transmeton Zhurnal.

Menjëherë pasi kishin rënë në humnerë burri ka njoftuar policinë dhe zjarrfikësit.

Në vendin e ngjarjes menjëherë dolën gjashtë zjarrfikës të cilët në një thellësi prej 100 metrash gjetën burrin dhe gruan dhe i tërhoqën me litar. I gjithë intervenimi mbaroi me sukses dje rreth orës 22 të mbrëmjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat