Trajkovska: Prokurori special mund të zgjidhet nga prokuroria ose gjyqësia

Maqedonia

Trajkovska: Prokurori special mund të zgjidhet nga prokuroria ose gjyqësia

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 14:05

Lazarova Trajkovska, gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg mendon se prokurori i ri special mund të zgjidhet edhe nga radhët e avokatëve ose profesorëve, por më mirë është që të zgjidhet nga radhët e gjykatësve ose prokurorëve.

“Edhe pse në këtë moment fokusi i opinionit publik është në rregullimin e statusit të prokurorit të ri special publik, sipas meje, njëkohësisht është me rëndësi që të mbahet llogari për profilin e institucionit, por edhe për personalitetin që do të udhëheq me atë institucion.

Kam respekt ndaj grupit të profesorëve dhe avokatëve, dhe nuk është e gabueshme nëse prokurori special kërkohet tek njerëzit e këtij profili”, deklaroi në një intervistë për “Faktor” dr.Lazarova Trajkovska, gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Ajo shtoi se prokurori i ri special nëse zgjidhet nga radhët e prokurorëve do të ketë mundësi që të mbledh një ekip profesionistësh rreth vetes.

“ Mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte nëse prokurori i ri special do të dal nga rradhët e prokurorisë publike ose nga gjyqësia. Nuk pranoj rrëfimet e tilla se të gjithë gjykatësit dhe prokurorët janë nën ndikime partiake.

Unë e di se në mesin e njerëzve në prokurori ka profesionist me integritet të cilët vite të tëra kanë investuar dhe janë graduar në profesion.

Përskaj kësaj, një profil i tillë i personalitetit më shpejtë do të rekrutoj një ekip të ndihmësve cilësor rreth vetes. Në atë institucion do t`i duhet një pranim i përgjithshëm për të mundur t`i përgjigjet mandatit që e fiton”, deklaroi Trajkovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat