Parlamenti pastrohet para kthimit të LSDM-së

Maqedonia

Parlamenti pastrohet para kthimit të LSDM-së

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 13:41

Disa zyra në katin e ditë të ndërtesës së Kuvendit këto ditë intensivisht pajisen dhe rregullohen.

Vihen orendi, instalohen kompjuterë…Disa sekretare dhe asistentë veçmë ka në disa nga zyrat, i mbledhin materialet aktuale dhe bëjnë agjendë për javën e parë të shtatorit.

“Gjithçka është e siguruar për punë të papenguar të grupit parlamentar të LSDM-së”, ka thënë Zharko Denkovski, sekretar i përgjithshëm i Kuvendit.

Zyrtarët e Kuvendit thonë se disa deputetë nga listya kanë kaluar në Parlament që ti shohin zyrat dhe vendet e tyre të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat