Greqia mësoi nga Serbia e Bullgaria, rrit masat e sigurisë në kufi me Maqedoninë

Maqedonia

Greqia mësoi nga Serbia e Bullgaria, rrit masat e sigurisë në kufi me Maqedoninë

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 13:16

Policët grekë iu bashkuan kolegëve maqedonas në vendosjen e rregullit për kalimin e emigrantëve dhe refugjatëve.

Nevoja për një kontroll shtesë u vendos për ti shmangur incidentet veçanërisht shtyrjet që bënin burrat të rinj refugjate të cilat rebeloheshin sepse policia i jepte përparësi fëmijëve dhe grave, pavarësisht në cilën kohë arrinin në kufi, transmeton zhurnal.mk

Me qindra emigrant dhe refugjatë janë mbledhur në kalimin ilegal të kufirit maqedonas-grek në afërsi të hekurudhës. Emigrantët dhe refugjatët e lenë territorin maqedonas pa problem, në çdo 30 minuta.

Ndërsa grupe më të vogla i drejtohen kampit të pritjes ku akomodohen dhe i lëshohen vërtetime. Pasdite ose nesër pritet një grup tjetër refugjatësh.

Rreth tre mijë sirianë mbërritën në Greqi të cilat do të transportohen deri në kufirin Maqedonas- raportojnë sot mediumet greke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat