Shqiptarët një ditë do t’i bojkotojn gjithë zgjedhjet, fajin e kanë politikanët!

Maqedonia

Shqiptarët një ditë do t’i bojkotojn gjithë zgjedhjet, fajin e kanë politikanët!

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 12:40

Shqiptarët janë populli më i dëshpruar në Maqedoni. Ata nuk iu besojnë politikanëve andej cdo cikël zgjedhor jehona e votuesve është minimale.

Zgjedhjet e fundit parlamentare dëshmuan se shqiptarët mezi kanë dalur 50% në zgjedhje.

Ekspertët janë të mendimit se qytetarët nuk shohin ndryshime në partite shqiptare ku 80% e deputetëve janë po të njejtit njerëz gjatë 15 viteve të fundit.

Sociologja,Sara Xhaferi mendon se elitat politike shqiptare në Maqedoni nuk kanë ndonjë rifreskim, andaj edhe dëshprimi i qytetarëve është i madh.

” Më shumë se 10 vite qëndrojn po të njëjtit njerëz në funksione, madje vetëm bëjnë rotacione në pozicione. Këtë situatë e kanë perceptuar qytetarët, andaj kohën e fundit edhe nuk dalin në votime. Apatia kolektive te shqiptarët vërehet, jehona e votuesve arriti në 50 përqind ku ky trend pritet edhe të shkon edhe më poshtë pasi mungon oferta politike dhe besueshmëria tek politikanët. Të rinjët ikin në Evropë,ndërsa në votime dalin vetëm njerëzit që kanë ndonjë llojë interesi nga partitë politike”, shprehet për Zhurnal,sociologja, Sara Xhaferi.

Sipas saj këto janë disa nga arsye se pse qytetarët shqiptar nuk dalin në votime.

Nga ana tjetër dëshprimin e konfirmojnë edhe qytetarët.

Studenti, Burhan Aliu(23) nga Shkupi deklaron se me të të drejtë qytetarët nuk dalin në votime për shkak se nuk shohin asnjë ndryshim tek funksionarët partiak.

“ Nuk dal në votime thuajse gjatë dy zgjedhjeve të fundit. Po i shohim të njëjtat njerëz si ministra, deputetë dhe funksionar të tjërë. Për këtë shkak kam vendosur që ta rrefuzoj votimin sepse ndryshime nuk ka”- ka deklaruar Burhan Aliu nga Shkupi që studion në Universitetin në Shkup.

Ndryshe nëse oferta politike ndryshohet tek shqiptarët e Maqedonisë atëher ekziston shans i madh historik që të motivohen 50 përqind e shqiptarëve të papërcaktuar të cilët nëse dalin në zgjedhje parlamentare, atëher shqiptarët do të merrnin minimum 35 deputet me peshë të vërtet para palës maqedonase.

Ndryshe përvec dëshprimit të qytetarëve shqiptarë, dëshpërimi vërehet edhe tek zgjedhjet presidenciale ku partia e kryeministrit Gruevski vendosi qe të ul cenzusin në 40% përshkak se qytetarët në përgjithësi janë të deshpëruar nga politika dhe udhëheqësia më e lartë e shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat