Ivanovski do të jetë drejtor gjeneral në kompaninë e përbashkët ONE – VIP

Maqedonia

Ivanovski do të jetë drejtor gjeneral në kompaninë e përbashkët ONE – VIP

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 14:15

Ministri i dorëhequr i shoqërisë informatike dhe administratës, Ivo Ivanovski do të emërohet drejtor gjeneral i kompanisë së bashkuar të telefonisë celulare ONE – VIP në Maqedoni, mëson INA.

Siç bëhet e ditur Ivanovski së shpejti do të marrë detyrën e re në këtë CEO të telefonisë celulare. Me bashkimin e ONE dhe VIP në një kompani të vetme, pritet përforcimi i saj në tregun vendor.

Ivanovski nga viti 2008 ka qenë ministër i Shoqërisë informatike, dhe se gjatë mandatit të tij ka pasur sukses në shtrirjen e rrjetit të internetit dhe përdorimit të tij në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat