E drejta e votës së diasporës duhet të mbrohet

Maqedonia

E drejta e votës së diasporës duhet të mbrohet

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 13:40

Asociacioni maqedonas-francez Bllazhe Koneski nga Mant la Zholi prej France me një kujdes të madh i ndjek ngjarjet që kanë të bëjnë me diasporën.

“Për ne, propozimi për marrjen ose rëndimin e të drejtës së votës të diasporës përfaqëson një hap të pakuptueshëm i cili tregon në mos respektimin e thellë ndaj atyre që kanë dhënë një kontribut të vazhdueshëm për zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë si dhe për marrjen e përkrahjes ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e këtij asociacioni.

Ata theksuan se diaspora është një partner strategjik i Republikës së Maqedonisë dhe një element integrues për përparimin e Republikë së Maqedonisë në të gjitha sferat, sidomos në politikën e jashtme dhe në ekonomi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat