LSDM: Para se të ikë Gruevski, nga ai po ikin ministrat e tij

Maqedonia

LSDM: Para se të ikë Gruevski, nga ai po ikin ministrat e tij

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 13:39

Lupco Nikolovski, anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, në pres konferencën e sotme komentoi ikjen e ministrit Ivo Ivanovski nga kabineti i qeverisë së Gruevskit.

“Po rritet numri i ikjeve nga qeveria e Nikolla Gruevskit. Para ikjes së tij definitive nga skena politike, Gruevskin po e lëshojnë ministrat e tij më të afërt.

Me dorëheqjen e fundit të Ivo Ivanovski, ministër i administratës dhe shoqërisë informative të gjithë e kanë të qartë se po i afrohet fundi pushtetit diktatorial dhe po vjen liria”, theksoi Lupco Nikolovski, anëtar i Bordit ekzekutiv të LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat