Kryqi i kuq i Maqedonisë do të nis ndihma për 200 familje nga Shipkovica dhe Recica

Maqedonia

Kryqi i kuq i Maqedonisë do të nis ndihma për 200 familje nga Shipkovica dhe Recica

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 13:12

Kryqi i kuq i Maqedonisë sot do të përkujdeset për rreth 200 familje nga Shipkovica, Recica e vogël dhe e madhe, të cilat sipas vlerësimeve fillestare janë më të dëmtuara nga vërshimet e pardjeshme.

Ashtu si deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Maqedonisë Sait Saiti, tashmë janë siguruar sasitë e para të ujit, ushqimeve, mjeteve për higjienë dhe mbulojave.

Ekipet tona janë vazhdimisht në terren, japin sugjerime dhe në tërësi e ndjekin gjendjen, theksoi Saiti, pas pranimit të sotëm të donacionit nga Kryqi i kuq austriak për spitalet maqedonase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat