Tetovë, 500 € për çdo familje të prekur nga përmbytjet

Maqedonia

Tetovë, 500 € për çdo familje të prekur nga përmbytjet

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 19:43

Çdo familje e prekur nga përmbytjet e shiut në Tetovë do të dëmshpërblehet me 500 euro, ndërsa një komision i posaçëm do të vlerësojë dëmet në terren. Vendimi është marrë sot, në një mbledhje emergjente qeverie, posaçësisht për situatën në Tetovë.

Përmbytjet që morën jetën e katër personave kanë dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme rreth 200 ndërtesa. Brenda dy ditësh, komisioni do të përpilojë listën e familjeve që do t’u ndahet ndihma fillestare financiare, ndërsa më pas do të vazhdojë të vlerësojë të gjitha dëmtimet e pronës nga përmbytjet.

Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Vladimir Peshevski, informoi se Agjencia për Menaxhimin e Pronës do t'i ndihmojë familjet duke i pajisur me këpucë, rroba dhe gjithçka që kanë në dispozicion, raporton "AA".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat