Tetova ngushëllohet nga të gjitha anët

Maqedonia

Tetova ngushëllohet nga të gjitha anët

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 17:08

Ambasada e SHBA-ve në Shkup ka shprehur keqardhje për jetët e humbura gjatë vërshimeve në Tetove dhe shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave.

Ministri shqiptar Ditmir Bushati shpreh ngushëllime
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati shprehu të martën ngushëllimet e tij për viktimat e shkaktuara nga përmbytjet në Tetovë. Përmes faqes së tij në “Facebook”, kryediplomati Bushati theksoi angazhimin e Ministrisë së Jashtme për të qenë pranë të prekurve nga përmbytjet në Tetovë, ku si pasojë e rrëshqitjes së provokuar nga reshjet e dendura humbën jetën disa persona.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të vërshimeve në Tetovë”, shkruan Bushati. Me mendje dhe zemër pranë tyre në këto momente të vështira”, përfundon statusin e tij, kryediplomati shqiptar.

Sali Berisha
Te dashur miq, dje nje permbytje e eger ne Tetove mori jeten tre femijeve dhe nje qytetari te moshuar dhe jane te zhdukur dy dhe plagosur shume te tjere. Kjo permbytje e rrembyeshme ka sjelle gjithashtu shkaterrime te medha.
Duke ju shprehur ngushellimet me te sinqerta famijleve te viltimave dhe dhe uruar sherim te shpejte te plagosurve, ju bej thirrje qeverive te Shqiperise dhe Kosoves te bashkrendojne me autoritet e Maqedonise dhe komunen e Tetoves nje ndihme urgjente per kete komune ne menyre qe te kaperceje sa me shpejt situaten e krijuar! s
Kryeparlamentari Veseli ngushëllon familjet e viktimave të vërshimeve në Tetovë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar sot familjet që humbën më të dashurit e tyre si pasojë e vërshimeve të djeshme në Tetovë.
“Fatkeqësia natyrore në fshatrat e Tetovës na ka prekur të gjithëve. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ju shpreh ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre në këtë fatkeqësi.
Ne bashkëndjejmë me dhembjen e tyre dhe jemi të bindur se fuqia e solidaritetit, e pranishme gjithmonë në shpirtin tonë, do të rikthej shpejt jetën në vendbanimet e shkatërruara”, thuhet në ngushëllimin e kryetarit Veseli.

Presidentja Jahjaga ngushëlloi për viktimat e përmbytjeve në Tetovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka shprehur dhimbjen e thellë pas humbjes së jetës së qytetarëve të Tetovës, pas vërshimeve që goditën qytetin dhe rrethinën e tij.
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të institucioneve të saj, Presidentja Jahjaga iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të qytetarëve që kanë humbur jetën, popullit të Maqedonisë dhe Presidentit të Republikës.
Në këto çaste të dhimbjes së thellë populli i Kosovës dhe institucionet e saj janë me familjet e atyre që humbën jetën në vërshimet dhe përmbytjet e rënda që goditën qytetin e Tetovës. Republika e Kosovës shpreh gatishmërinë e saj për të ndihmuar qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë në tejkalimin e gjendjes së krijuar.
Haradinaj ngushëllon familjarët e viktimave nga fatkeqësia në Tetovë

Isa Mustafa ngushëllon familjet e viktimave të vërshimeve në Tetovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përmes një telegrami dërguar Qeverisë së Maqedonisë, ka shprehur keqardhjen e thellë për vërshimet me pasoja në njerëz, që kanë ndodhur në qytetin e Tetovës, në Maqedoni
Kryeministri Isa Mustafa, në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë e popullit të Maqedonisë dhe familjarëve të njerëzve që kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi natyrore.
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu ka shprehur gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës që të ofrojë çdo lloj ndihme, brenda mundësive të saj, për Republikën e Maqedonisë në tejkalimin e kësaj situate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat