Qeveria do t`i ndihmoj të prekurit nga vërshimet në Tetovë me nga 30.000 den

Maqedonia

Qeveria do t`i ndihmoj të prekurit nga vërshimet në Tetovë me nga 30.000 den

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 15:01

Më shumë se 200 objekte, shtëpi private, pronë shtetërore, tokë bujqësore dhe infrastrukturë është dëmtuar gjatë vërshimeve të djeshme në Tetovë. Të gjithë banorët që kanë përjetuar ndonjë dëm do të marrin ndihmë prej 30.000 denarëve, informoi zëvendës kryeministri Vladimir Peshevski.

Vlerësimet fillestare të trupit koordinues të Qeverisë, Komunës dhe institucioneve kompetente, shtoi ai, janë se është bërë një dëm i madh që do të kompensohet me ndihmë të përbashkët dhe ndihmë nga qeveria.

“Fillimisht do të bëhet numërimi i të gjitha familjeve të cilët janë të përfshirë nga vërshimet të cilët menjëherë do të marrin ndihmë në lartësi prej 30.000 denar, ndërsa gjatë kësaj dite dhe ditëve në vijim do të kryhet vlerësim i dëmeve të secilit objekt dhe në varësi të dëmeve do të zhdëmtohen të gjithë”, theksoi Peshevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat