Tetova kërkon ndihmë! Arifi i kërkon Gruekvsit të shpallë gjendjen e krizës

Maqedonia

Tetova kërkon ndihmë! Arifi i kërkon Gruekvsit të shpallë gjendjen e krizës

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 13:42

Tetova bën thirrje për ndihmë. 4 të vdekur mes tyre 3 fëmijë dhe një i moshuar. Një vajzë 6 vjeçare dhe një 61 vjeçar janë zhdukur ndërsa flitet për 13 të plagosur.

Ky është bilanci paraprak në njerëz që studia e fuqishme me erëra dhe reshje që goditën gati gjithë rajonin e Tetotvës dhe fshatrat ku banojnë shqiptarët. Ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.

Qytetarëve u apelohet të evitojnë pijen e ujit nga sistemi i ujësjellësit deri në vërtetimin përfundimtar të rregullsisë të tij.

Fshati Shipkovicë është vendbanimi më i prekur nga reshjeve që sollën edhe vërshime brenda fshatit. Deri më tani shtabi i emergjencës në këtë fshat ka konstatuar 3 persona të vdekur, 1 person trupi i të cilit ende nuk është gjetur llogaritet si i humbur, kurse 13 qytetarë rezultojnë të lënduar nga vërshimet e ditës së djeshme.

Dëme të mëdha dhe në fshatin Reçicë e Madhe , Fshati Poroj, Rruga e Banjës.

Kryetarja e Këshillit të Komunës së Tetovës mabjti një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit komunal ku I kërkon kryeministrit maqedonas Gruevksi të shpallë gjëndjen e së krizës në teritorin e komunës se Tetovës të shkaktuara nga vershimet me datë 03.08.2015. Po kështu propozohet të shpallet ditë zie, 5 dhe 5 gushti në komunën e Tetovës me rastin e humbjeve tragjike. Po kështu është miratuar dhe një propozim-vendim për ndarje të ndihmës financiare për viktimat nga vërshimet në territorin e komunës së Tetovës
.
Komuna e Tetovës dhe kryetarja e kësaj komune, Teuta Arifi sot kanë bërë thirrje për të ndihmuar Tetovën me ushqime apo të ardhura duke vënë në dispozicion një nr telefoni 076 330 113 ose të dërgojnë e-mail përmes adresës elektronike [email protected]

Pikat më kritike

Fshati Shipkovicë - Në fshatin malor po mbretëron një situatë e rëndë. Ai është vendbanimi më i prekur nga reshjeve që sollën edhe vërshime brenda fshatit. Deri më tani shtabi i emergjencës në këtë fshat ka konstatuar 3 persona të vdekur, 1 person trupi i të cilit ende nuk është gjetur llogaritet si i humbur, kurse 13 qytetarë rezultojnë të lënduar nga vërshimet e ditës së djeshme.

Banorët sot kanë mundur të pastrojnë disa pjesë të rrugëve, por pjesa më e madhe e tyre vazhdon të jetë e bllokuar, për shkak se ujrat kanë vërshuar dhe bartur edhe objekte dhe mbeturina të ndryshme.

Ushtria vijon operacionin e kërkim shpëtimit të një vogëlusheje e cila rezulton si e humbur. Mungon energjia elektrike. Gjithashtu ka nevojë edhe për pastrim të pusetave të ujit dhe kanalizimit. Gjatë mëngjesit të sotëm është dërguar edhe një cisternë me ujë të pijshëm në fshat nga ana e Armatës, si dhe personel i përbërë prej 40 ushtarëve, që shërbejnë për asistencë mjekësore dhe ndihmë për banorët në nevojë. Edhe pse ende nuk disponojmë me numër të saktë, raportohet se numri i familjeve të zhvendosura brenda fshatit është i konsiderueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat