Selami: Ushtria doli në teren, kërkohet vajza e zhdukur

Maqedonia

Selami: Ushtria doli në teren, kërkohet vajza e zhdukur

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 12:54

Zv/ministri i Mbrojtjes Ilmi Selami deklaroi se Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar armatën për ti dalë në ndihmë popullatës së rrezikuar nga përmbytjet në Tetovës dhe rrethinë. Sipas tij, në teren gjenden dy togje me nga 25 ushtarë të cilët ndihmojnë popullatën e rrezikuar.

Përveç tyre gjendet edhe një ekip prej dy ushtarakëve të cilët përmes një qeni janë në kërkim të një vajze të zhdukur.

“Ministria e Mbrojtjes përmes ushtrisë ka intervenuar dhe në teren janë dy togje nga 25 ushtarë. Poashtu kemi një ekip nga dy ushtarakë të cilët me një qen të specializuar janë në kërkim –shpëtim të një vajze të zhdukur. Kemi dërguar gjithashtu edhe një cisternë për ujë të pijshëm. Ministria e Mbrojtjes është e gatshmë që në bazë të kapaciteteve të intervenojë në zonat e përmbytura. Mirëpo, duhet të dihet paraprakisht se ministria nuk mund të intervenojë kokë në vete”, deklaroi për Zhurnal, Zëvendësministri i Mbrojtjes, Ilmi Selami.

Selami është decid se ndihma ndaj popullatës së rrezikuar të Tetovës dhe rrethinës do të vazhdojë edhe në të ardhmen në pajtim me kapacitetet që disponon Ministria e Mbrojtjes.

“Ka Qendër për emergjencë në teren dhe me kërkesë të tyre ne intervenojmë. Sot mbahet mbledhja e qeverisë ku do të ketë konkluza dhe ajo konkluzë që na takon neve si ministri do ta zbatojmë. Do të bëjmë çmos që të dalim nga kjo situatë sa më shpejtë”, u shpreh mes tjerash Zv/ministri Selami, raporton Zhurnal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat