FSK e gatshme të ndihmojë Tetovën

Maqedonia

FSK e gatshme të ndihmojë Tetovën

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 12:39

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë ofruar për ndihmë në Tetovë dhe fshatrat e Malësisë së Tetovës.

Me një notë-kërkesë drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ambasada e Kosovës në Shkup shpreh gatishmërinë që njësitet e FSK-së të vihen në dispozicion dhe të ndihmojnë në Tetovë.

“Pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta pas humbjes tragjike të jetëve dhe dëmeve materiale nga vërshimet në rrethin e Tetovës. Në emër të institucioneve të Kosovës, në konsultë me Presidentin, Kryeministrin dhe ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Kosovës, dëshirojmë t’ju ofrojmë ndihmën tonë si fqinj të parë. FSK e Kosovës e specializuar me njësitet e saj për këso raste është e gatshme të vihet në dispozicion sipas nevojave tuaja...”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat