Komuna e Tetovës apelon për ndihmë

Maqedonia

Komuna e Tetovës apelon për ndihmë

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 12:13

Komuna e Tetovës i informon të gjithë qytetarët të cilët kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar popullatën shqiptare të cilët dje humbën të dashurit e tyre dhe pronën mund që kontributet e tyre vullnetare ti bëjnë në numrin e telefonit 076-330-113. Ky është numër i kontaktit me Kabinetin e kryetares së Komunës së Tetovës.

“Të nderuar qytetarë! Nga mbledhja e Shtabit Emergjent u mor vendim që personat që kanë dëshirë të kontribojnë vullnetarisht për të lehtësuar situatën e krijuar mund ta paraqiten në kontakt numrin: 076 330 - 113 ose të dërgojnë mejl përmes adresës elektronike [email protected]”, thuhet në apelin e Komunës së Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat