Gruevski: Janë angazhuar të gjitha institucionet për ndihmë në Tetovë

Maqedonia

Gruevski: Janë angazhuar të gjitha institucionet për ndihmë në Tetovë

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 12:12

Kryeministri Nikolla Gruevski mbrëmë urgjentisht ka udhëtuar për në Tetovë, prejse qyteti ishte përfshirë nga moti i keq. Ai e vizitoi Reçicën e Madhe, ku dëmet nga përmbytjet janë të mëdha. Ka bërë kontroll direkt në terren, ka biseduar me kompetentët dhe qytetarët, dhe pastaj ka shkuar në spitalin e Tetovës, ku janë hospitalizuar disa persona nga përmbytjet.

"Sapo e mora informatën për motin e keq dhe përmbytjet e mëdha që e përfshinë rajonin e Tetovës, bisedova me dhjetëra njerëz nga institucione të ndryshme që sa më shpejtë t'ju ndihmohet njerëzve në rjaonet e goditura.

Menjëherë pastaj, së bashku me zëvendëskryeministrin Peshevski, ministrin e Mbrojtjes Jolevski dhe ministrin e MPB-së Çavkov, shkuam në vendet e goditura nga përmbytjet. Ishim edhe në Reçicë të Madhe dhe atje gjendja është me të vërtetë e rëndë. Nga bisedat me banorët më është thënë se ka ardhur deri te vërshimi i lumit nga ujërat e ardhur. Ka edhe informata për viktima dhe dua t'i ngushëlloj familjet e viktimave", deklaroi mbrëmë vonë kryeministri Gruevski pas vizitës së spitalit.

“Sipas vlerësimeve të para, dëmet nga përmbytjet janë më të mëdha në Shipkovicë, por ekipet e para veçmë kanë hyrë atje. Ne do të shkojmë të shohim se si është gjendja. E vizituam edhe spitalin e Tetovës, ku nga drejtori u informuam se këtu janë sjellur dy persona të vdekur, si dhe nëntë të lënduar, prej të cilëve një është dërguar në Shkup për shkak të lëndimeve dhe një është mbajtur për shërim këtu. Më vjen keq që ka ndodhur kjo, por maksimalisht janë angazhuar të gjitha institucionet në nivel lokal dhe qendror t'ju ndihmohet njerëzve në vendet e goditura", theksoi kryeministri Gruevski.

Gruevski në Tetovë ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski dhe ministri i MPB-së, Mitko Çavkov, si dhe nga sekretari shtetëror për transport dhe lidhje Bozhidar Petroski, i cili u bëri thirrje kompanive nga Shkupi me të cilat Qeveria ka të arritur marrëveshje për situata të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat