Mustafa ngushëllon familjarët e viktimave të vërshimeve në Tetovë

Maqedonia

Mustafa ngushëllon familjarët e viktimave të vërshimeve në Tetovë

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 12:05

Kryeministri Isa Mustafa, përmes një telegrami dërguar Qeverisë së Maqedonisë, ka shprehur keqardhjen e thellë për vërshimet me pasoja në njerëz, që kanë ndodhur në qytetin e Tetovës, në Maqedoni.

Kreu i ekzekutivit kosovar , në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë e popullit të Maqedonisë dhe familjarëve të njerëzve që kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi natyrore.

Ai po ashtu ka shprehur gatishmërinë e plotë të qeverisë që e drejton që të ofrojë çdo lloj ndihme, brenda mundësive të saj, për Maqedoninë në tejkalimin e kësaj situate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat