PPD apelon që tju ndihmohet banorëve të rrezikuar nga Tetova

Maqedonia

PPD apelon që tju ndihmohet banorëve të rrezikuar nga Tetova

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 11:54

Partia PPD përmes një komunikate apelon që tju ndihmohet banorëve të rrezikuar nga Tetova.

Stuhia e cila e kaploj malësinë e Tetovës, pas vetes la gjurma të dhimbshme të cilat e rënqethën lëkurën e çdo humanisti Tetovar dhe gjetiu. Më të dhimbshme janë viktimat në njerëz të cilat nuk kompenzohen, i ngushllojmë familjarët të cilët humbën të afërmit me dëshirë që të shpërblehen me durimin e Allahut.

I lusim të gjithë qytetarët të solidarizohen me ata të cilët pësuan në këtë fatkeqësi.

Nga kryesia e PPD-së apelojmë që autoritetet komunale dhe qendra e emergjencës , të angazhohen maksimalisht dhe sa më shpejtë me resurse njerëzore dhe me mekanizma adekuatë për këto situata, si dhe të kërkojnë nga operatorët ti riparojnë repetitorët për tu vu lidhja e komunikimit mes qytetarëve të malësisë pasi disponon huti në mesin e banorëve të këtyre anëve, sepse nuk dihet nga janë shpërnda pjesëtarët e familjeve. Në mungesë të teknikës për hapjen e rrugëve në vise të vështira kodrinore, të kërkohet ndihma e vullnetarëve të cilët janë të gatshëm të veprojnë. Duke u nisur nga oferta e sinqertë e qytetarëve për të dhanë ndihmë të cilët janë paraqitur në selinë e PPD-së kuptojmë se akoma ekziston solidarizmi në vepër për të ndihmue. Humaniteti nuk ka përkatësi etnike dhe politike. Prandaj mundemi të kemi konsiderat tek qytetarët për të dalë sa ma shpejtë nga kjo katastrofë natyrore.

Njëkohësishtë kërkojmë nga autoritetet komunale të shpallin gjendje të jashtzakonshme në këto anë,dhe të hapen numra telefonike pa pagesë për informimin më të shpejtë të qytetarëve apo një zyrë informimi. Poashtu ti drejtohen komunitetit botëror për ndihmë materiale dhe financiare , duke e alarmua situatën e rëndë ekonomike të kësaj ane.
Solidarizimi mbi të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat