NPK ‘TETOVA’: Mos pini ujë të ujësjellësit derisa të verifikohet!

Maqedonia

NPK ‘TETOVA’: Mos pini ujë të ujësjellësit derisa të verifikohet!

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 10:22

Pas vërshimeve që ndodhën në qytetin e Tetovës me rrethinë, Ndërmarrja Publike Komunale “TETOVA” u ka bërë thirrje qytetarëve të Tetovës që për shkaqe preventive të pinë ujë i ambalazhuar dhe të evitohet uji për pije nga ujësjellësi i qytetit.

Sipas kësaj ndërmarrje, kjo masë do të zgjasë derisa të bëhet verifikimi me anë të analizave nga organet kompetente, nëse uji është në gjendje të rregullt për sa i përket cilësisë. Pritet që këto analiza të publikohen sot gjatë ditës.

Në anën tjetër, dje gjatë vizitës në zonat më të prekura të qytetit, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi kishte deklaruar se uji në qytet është i pijshëm, përveç dy lagjeve në pjesën e epërme, ku është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Ndërkohë, edhe mjekët kanë apeluar për kujdes të veçantë gjatë përdorimit të ujit, për shkak se mund të shkaktohen probleme të ndryshme shëndetësore për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat