Policia publikon identitetin dhe moshën e të vdekurve nga vërshimet në Tetovë

Maqedonia

Policia publikon identitetin dhe moshën e të vdekurve nga vërshimet në Tetovë

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 10:05

Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, trupat e personave të pajetë janë gjetur, ndërsa si e zhdukur llogaritet një vajzë gjashtëvjeçare nga Shipkovica.

H.F. (83) dhe A.M. (14) nga Shipkovica, A.I. (7) nga Tetova dhe R.A. (15) nga Shipkovica janë katër viktimat nga moti i djeshëm i ligë në rajonin e Tetovës, konfirmoi sot në mëngjes Sektori për punë të brendshme.

Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, trupat e personave të pajetë janë gjetur, ndërsa si e zhdukur llogaritet një vajzë gjashtëvjeçare nga Shipkovica.

“Të lënduar tani për tani janë 11 persona, më së shumti nga Shipkovica, Sellca, Xhepçishti dhe Reçica e Vogël. Një pjesë e tyre ende janë në mjekim spitalor, ndërsa disa janë lëshuar në shtëpi”, tha Josifovski.
Në Tetovë, janë dëmtuar katër automjete nga rënia e degëve, pemëve, sendeve,… Ende paraqiten dëme të shtëpive dhe objekteve të marra nga rrëshqitja e dheut.

Siç informon policia, edhe Ura e Vratnicës, Orashe dhe Nerashte janë përfshirë nga vërshimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat