Zhbllokohet rruga Tetovë-Kodra e Diellit, mbetet e bllokuar rruga Tetovë-Jazhincë

Maqedonia

Zhbllokohet rruga Tetovë-Kodra e Diellit, mbetet e bllokuar rruga Tetovë-Jazhincë

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 08:40

Aksi rrugor Tetovë-Kodra e Diellit është pastruar dhe komunikacioni zhvillohet normal në të dy drejtimet.

Ashtu siç kumtoi LAMM, për shkak të vërshimit të lumit në fshatin Dobrosht, në ndërprerje është rruga rajonale Tetovë-Jazhincë dhe anasjelltas.

Ndërkohë, uji i ardhur i lumit Vratniçka, tërësisht e ka dëmtuar urën, e cila i lidh fshatrat Orashje e epërme dhe Nerasht.

Sipas LAMM komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat