Në Shipkovicë kërkime intensive për gjetjen e 6 vjeçares së zhdukur

Maqedonia

Në Shipkovicë kërkime intensive për gjetjen e 6 vjeçares së zhdukur

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 07:27

(E plotësuar) Në Shipkovicë po bëhen kërkime intensive për gjetjen e 6 vjeçares që konsiderohet e zhdukur pas vërshimeve të djeshme që përfshin këtë vendbanim malor.

Në operacionin e kërkimit janë përfshirë qindra punëtorë me makinerinë e pastrimit, por edhe tre qenë kërkues. Por deri tani nuk ka sukses. Ky vendbanim ka pësuar më së keqi nga vërshimet masive. Dyshimet janë se vajza e zhdukur mund të jetë nën rrënojat e shtëpisë dhe mbeturinave të tjera.

Paraprakisht ishte gjetur trupi i vëllait të tij që bashkë me të zhdukurën dhe vëllain 9 vjeçar po luanin në dhomën që u godit nga vërshimet e fuqishme. Mbetjet e mëdha të baltës dhe ujit kanë shkaktuar kaos në pjesën e epërme të fshatit, ku janë regjistruar edhe dy viktima të tjera. Bëhet fjalë për një vajzë 14 vjeçare, e cila ishte fshehur në shtëpinë e gjyshit të saj, ndërsa një 83 vjeçar ka humbur jetën derisa po rrinte në kafenenë përskaj rrugës së fshatit. Mbetjet e vërshimeve kanë goditur edhe një restorant ku disa vetë janë plagosur.

5 të vdekur dhe 11 të lënduar nga përmbytjet në rajonin e Tetovës

Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, trupat e personave të pajetë janë gjetur, ndërsa si e zhdukur llogaritet një vajzë gjashtëvjeçare nga Shipkovica.

H.F. (83) dhe A.M. (14) nga Shipkovica, A.I. (7) nga Tetova dhe R.A. (15) nga Shipkovica janë katër viktimat nga moti i djeshëm i ligë në rajonin e Tetovës, konfirmoi sot në mëngjes Sektori për punë të brendshme.

Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, trupat e personave të pajetë janë gjetur, ndërsa si e zhdukur llogaritet një vajzë gjashtëvjeçare nga Shipkovica.

“Të lënduar tani për tani janë 11 persona, më së shumti nga Shipkovica, Sellca, Xhepçishti dhe Reçica e Vogël. Një pjesë e tyre ende janë në mjekim spitalor, ndërsa disa janë lëshuar në shtëpi”, tha Josifovski.

Në Tetovë, janë dëmtuar katër automjete nga rënia e degëve, pemëve, sendeve,… Ende paraqiten dëme të shtëpive dhe objekteve të marra nga rrëshqitja e dheut.

Siç informon policia, edhe Ura e Vratnicës, Orashe dhe Nerashte janë përfshirë nga vërshimet.

Pesë veta kanë humbur jetën nga moti i keq dhe përmbytjet që përfshinë mbrëmë rajonin e Tetovës.

Viktimat janë tre të rritur dhe dy fëmijë nga fshatrat Shipkovicë dhe Reçicë e Madhe. Këto të dhëna janë bërë të ditur nga Spitali i Tetovës.

Po ashtu informohet për 11 veta të lënduar nga përmbytjet, por edhe shumë dëme të mëdha materiale. Përmbytjet u shkaktuan me daljen nga shtrati të lumit Shkumbin.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka konfirmuar se uji në qytet është i pijshëm, dhe është në gjendje të mirë, përveç dy lagjeve në pjesën e epërme me qëllim është ndalur nga frika e rrëshiqtjes së dheut.

Ajo tha se një pjesë e rrugëve të Tetovës tani po pastrohen, dhe se është dëpërtuar deri në rrugët e malësisë, poashtu edhe në Reçicë të Vogël dhe Reçicë të Madhe, dhe në drejtim të Porojit, raporton TetovaSot.

“Këto janë emergjenca natyrore, të cilat edhe mund të ndodhin, por ne jemi dhe vazhdojmë të jemi afër qytetarëve tanë. E kemi nxjerrur në lëvizje të gjithë mekanizimin që e posedojmë. Në ndihmë na kanë ardhur të gjitha komunat mike”, tha Teuta Arifi.

Ajo më tej tha se nesër qeveria do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të formohet komisioni me qëllim që të vlerësohen dëmet nga vërshimet dhe do të bëhet kompensimi i tyre.

Nga moti i keq dhe përmbytjet masive shumë vendbanime kanë ngelur pa energji elektrike. Moti i keq me shi të rrëmbyeshëm përfshiu dje edhe një pjesë të Maqedonisë lindore, ku gjithashtu ka pasur vërshime.

Lexo poashtu: Tetova në gjendje alarmante, dyshohet për 5 viktima nga reshjet (Foto)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat