Gruevski vetëm me ministrat e partisë së tij në Tetovë

Maqedonia

Gruevski vetëm me ministrat e partisë së tij në Tetovë

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 07:16

Kryeministri Nikola Gruevski ka qëndruar mbrëmë në Tetovë i shoqëruar nga ministrat e partisë së tij.

Ai ka vizituar disa zona të përfshira nga përmbytjet në rajonin e Tetovës bashkë me zëvendëskryeministrin Vladimir Peshevski, ministrin e mbrojtjes Zoran Jolevski, ministrin e Punëve të Brendshme Mitko Çavkov si dhe sekretarin shtetëror të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Bozhidar Petroski.

Sekretari shtetëror Petroski i bëri thirrje kompanive nga Shkupi që kanë marrëveshje me Qeverinë për situata të tilla menjëherë të nisen drejt Tetovës për ndihmë. Qeveria për nesër ka caktuar një seancë emergjente për Tetovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat