Tetova në gjendje alarmante, dyshohet për 5 viktima nga reshjet (Foto)

Maqedonia

Tetova në gjendje alarmante, dyshohet për 5 viktima nga reshjet (Foto)

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 19:53

(E plotësuar)- Reshjet e rrëmbyera që ranë sot në Tetovë dyshohet se kanë shkaktuar pesë viktima. Mediat nga Maqedonia, raportojnë se qyteti i Tetovës ka kërkuar ndihmë nga shteti maqedonas për ndërhyrje emergjente.

Është raportuar se një viktimë deri tani është shënuar si pasojë e vërshimeve, mirëpo dyshohet se numri i të vdekurve është pesë. Gjithashtu raportohet për disa të plagosur.

Për shkak të reshjeve intensive të shiut në fshatin Dobrosht, sot rreth orës 18.00 ka ndodhur dalja nga shtrati i lumit, dhe është bllokuar edhe rruga rajonale Tetovë-Jazhincë. Në këtë aks rrugor ka pasur shembje të dheut, por edhe rënie të gurëve. Kjo ka bërë edhe ndërprerjen e rrugës Tetovë-Kodra e Diellit.

Tetova kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit për shkak të përmbytjeve

Qyteti i Tetovës para një katastrofe natyrale, kërkohet ndihma e autoriteteve për shkak dëmeve të mëdha të pësuara.

Situata më e keqe për momentin është në Poroj të Tetovës ku lumi ka dalë nga shtrati rrezikohen banorët.

Moti i keq që ka kapluar Tetovë në orët e pasdites. Nga vërshimet ka dalë nga shtrati lumi i Porojt dhe ka bllokuar magjistralen drejt Kosovës.

Poashtu në qytetin e Tetovës ka dëmtime të lokaleve dhe veturave. Qyteti ngjan si në filma horror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat