200 mijë euro për oborrin dhe rrugën e selisë së VMRO-DPMNE

Maqedonia

200 mijë euro për oborrin dhe rrugën e selisë së VMRO-DPMNE

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 14:05

200 mijë euro të tjera do të harxhohen për oborrin dhe rrugën pranë selisë së ndërtuar të VMRO-DPMNE në Shkup.

Tanimë është shpallur tenderi për realizimin e këtij projekti dhe se kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë ofertat deri 19 gusht.

Por vlerësimet janë se për realizimin e plotë të punimeve në ambientet e jashtme të selisë do të kushtojnë mbi 1,7 milion euro. Nga ana tjetër projekti për realizimin e selisë kushton mbi 15 milion euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat