Truprojat e Gruevskit kërcënojnë gazetarin: Hape gojën nëse guxon!

Maqedonia

Truprojat e Gruevskit kërcënojnë gazetarin: Hape gojën nëse guxon!

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 13:31

Edhe një herë gazetari, Sashe Ivanovski-Politiko është konfrontuar me muskujt e truprojat e politikanëve maqedonas. Truprojat e kanë ndjekur gazetarin afër 100 metra derisa po ecnin në sheshin “Makedonija”, në kohën kur kryeministri po lëvizte për të marrë pjesë në manifestimin festiv për Ilindenin.

Portali “Kirilica” ka shkruar se truprojet e kanë kërcënuar gazetarin se do ta rrihnin nëse i bënte ndonjë pyetje provokative Gruevskit.

Duke shprehur mllefin, Politiko ka kritikuar këtë qasje të qeveritarëve. “Si mendoni se do kishte reaguar Çento dhe Ilindenët e tjerë të jetonin tani dhe ta shihnin se si ju sundoni dhe t’i dëgjonin përgjimet nga bombat e Zaevit? A i shkelët idealet për të cilat ata dhanë jetë, si liria dhe drejtësia dhe prosperiteti i njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat